Në vend është dërguar një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili në çdo moment pritet të fluturojë drejt pyllit, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Njësitet territoriale të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadari janë në terren, të cilat kanë vështirësi në vendosjen e kontrollit për shkak të erës së fortë.
Nëse situata me zjarrin përkeqësohet, do të ngrihen edhe dy helikopterët e MPB-së, thonë nga QMK. /Telegrafi/