Janë publikuar disa pamje tjera të cilat thuhet se tregojnë njerëz të dëshpëruar duke u përpjekur të thyejnë dyert, pasi “rrethohen” nga zjarri dhe tymi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momente kur shihet zjarri nëpër shkallët e ndërtesës dhe tymi i shpërndarë në një qendër tregtare në Rusi.
Numri aktual i vdekjeve nga zjarri thuhet të jetë 56 dhe shumë të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Gjithashtu dhjetëra fëmijë ekziston frika se kanë vdekur, pasi zjarri u shpërnda në një kinema brenda qendrës tregtare, ku shumë prej tyre u bllokuan.
Qendra tregtare është rreth 1,900 milje në lindje të Moskës.
Mediat kanë raportuar se zjarri nisi në katin e fundit, por shkaku ende nuk dihet.
Qendra tregtare, e cila u hap në 2013, ka një kinema, një kopsht zoologjik, një qendër për fëmijë dhe një bowling. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gs6scB8kb64