Telegrafi

Zjarr dhe shpërthime në një port në Itali – mbyllen shkollat dhe parqet përreth, banorëve iu kërkua mbajtja mbyllur e dritareve

Një flakë e madhe shpërtheu gjatë natës në portin e Ankonës në Itali.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin, por ata presin që të vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë së mërkurës edhe për ta shuar atë plotësisht.

Siç bëhet e ditur, nuk ka raportime për vdekje ose lëndime nga zjarri që shkaktoi disa shpërthime dhe një kolonë të gjatë tymi.

Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë kauzën ndërkohë që Këshilli ka vendosur të mbyllë shkollat, universitetet, parqet dhe mjediset e sporteve përreth.

Banorët lokalë gjithashtu janë këshilluar të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura dhe të shmangin çdo udhëtim të panevojshëm. /Telegrafi/