Telegrafi

Zjarr dhe shpërthim në pompën e derivateve në Rusi, humbin jetën 30 persona dhe mbi 100 tjerë lëndohen

Numri i viktimave të një zjarri në një pikë karburanti në rajonin jugor rus të Dagestanit është rritur në 30 persona, duke përfshirë tre fëmijë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax herët në mëngjes, duke cituar shërbimet mjekësore rajonale të urgjencës.

Një zjarr shpërtheu në një dyqan riparimi veturash në anë të një autostrade në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala të hënën mbrëma, duke shkaktuar shpërthime që u përhapën në një pikë karburanti aty pranë, thanë zyrtarët.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një ndërtesë njëkatëshe në flakë, raportoi Reuters TV. Është si një luftë këtu, tha dëshmitari, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Oficeri ukrainas çmontoi minën e vendosur duke përdorur një çekiç dhe mjete të bëra vetë

Numri i të lënduarve është rritur në 100, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëvendësministrin rus të Shëndetësisë, Vladimir Fisenko.

Trembëdhjetë nga të lënduarit janë fëmijë, njoftoi Interfax, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Dagestanit.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se tre orë e gjysmë për të shuar zjarrin, i cili u përhap në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë, raportoi TASS, duke cituar një deklaratë nga shërbimi rus i urgjencës. /Telegrafi/