Numri i viktimave të një zjarri në një pikë karburanti në rajonin jugor rus të Dagestanit është rritur në 30 persona, duke përfshirë tre fëmijë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax herët në mëngjes, duke cituar shërbimet mjekësore rajonale të urgjencës.
Një zjarr shpërtheu në një dyqan riparimi veturash në anë të një autostrade në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala të hënën mbrëma, duke shkaktuar shpërthime që u përhapën në një pikë karburanti aty pranë, thanë zyrtarët.
BREAKING – Russia: A powerful explosion at a service building of a gas station close to an oil depot in the city of Makhachkala, Dagestan. pic.twitter.com/3EapsxcPYo
— Jack Straw (@JackStr42679640) August 15, 2023
Pamjet e postuara në internet tregojnë një ndërtesë njëkatëshe në flakë, raportoi Reuters TV. Është si një luftë këtu, tha dëshmitari, transmeton Telegrafi.
Numri i të lënduarve është rritur në 100, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëvendësministrin rus të Shëndetësisë, Vladimir Fisenko.
Trembëdhjetë nga të lënduarit janë fëmijë, njoftoi Interfax, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Dagestanit.
Zjarrfikësve iu deshën më shumë se tre orë e gjysmë për të shuar zjarrin, i cili u përhap në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë, raportoi TASS, duke cituar një deklaratë nga shërbimi rus i urgjencës. /Telegrafi/