Në këto moment në afërsi të Komunës së Tetovës ka shpërthyer një zjarr i cili nuk dihet se prej ku del, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë moment janë duke u afruar zjarrëfikësit e qytetit. Gazetari i ‘Telegrafi Maqedoni’ raporton nga terreni se pas objekit të Komunës është kapluar nga zjarri një objekt me gjasë si punëtori e vogël. Familjarët ishin të tmerruar dhe kërkonin ndihmë. Ekipet emergjente kundër zjarrit kishin arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kishin lokalizuar zjarrin. Objekti i kapluar nga zjarri ishte djegur plotësisht dhe bëhet fjalë për vendin ku Komuna e Tetovës mbante materialet për ngrohje./Telegrafi/