Mbrëmë në një banesë në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup është paraqitur zjarr, për shkak të shpërthimit të një cilindri me gaz. Në këtë zjarr lëndime ka marrë 72 vjeçarja T.Z, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB njofton se e lënduara me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në klinikën “Shën Naum Ohridski” dhe prej atje e kanë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” ku i janë konstatuar djegie të shkallës së dytë dhe është ndaluar për kurim të mëtejshëm.
Zjarrin mbrëmë në orën 20:45 e ka paraqitur S.M ndërsa në orën 22:30 është fikuar nga ana e zjarrfikësve të Shkupit. Hetim në vendin e ngjarjes do të bëhet përgjat ditës së sotme./Telegrafi/