Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Ajaxit, Hakim Ziyech është i entuziazmuar që tani do të jetë një lojtar i klubit anglez, Chelsea.
Ziyech ishte në Stamford Bridge mbrëmë për të parë shokët e tij të ri të skuadrës duke mposhtur Norwich Cityn.
Ai ka filluar tashmë stërvitjet me klubin anglez dhe ndihet i entuziazmuar që është pjesë e tyre.
“Kur je djalë i ri gjithmonë dëshiron të luash për një klub të madh, në Ligën Premier sigurisht”, ka thënë fillimisht Ziyech për chelseafc.com.
“Kur isha i ri, lojtarët që luanin këtu, ai ishte gjithmonë një klub i madh, kështu që unë jam shumë i lumtur dhe do të thotë shumë për mua që jam në këtë klub”.
'To look now, that you can play here, it means a lot to me!' 💙
Hear from Hakim Ziyech for the first time since he arrived at Chelsea!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 15, 2020
“Isha duke luajtur për të rinjtë në Heerenveen dhe këtu po luanin Drogba, Terry dhe Lampard, të gjithë ata emra të mëdhenj”.
“Ne gjithmonë ishim për Chelsean, dhe nëse shikoni tani, nëse mund të luajë këtu, kjo do të thotë shumë për mua”, përfundoi marokeni. /Telegrafi/
Hakim Ziyech saying hello to his new team-mates yesterday! 👊 pic.twitter.com/XW1ViCfsLO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 15, 2020