Site icon Telegrafi

Zinedine Zidane, ylli në videon e ceremonisë së hapjes së LO Paris 2024

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, ceremonia nuk po zhvillohet në një stadium, pasi Franca ka zgjedhur lumin Sena, ku fansat janë ulur rreth brigjeve dhe urave, teksa po shikonin mijëra atletë në varka duke bërë rrugën e tyre të prezantimit.

Ceremonia filloi me një video të para-regjistruar të legjendës së futbollit francez Zinedine Zidane duke vrapuar dhe duke mbajtur pishtarin olimpik nëpër rrugët e Parisit, ku përfshihej një “kërcimin” mbi një makinë.

Ai bëri rrugën e tij nëntokë në Metro, ku ua dha pishtarin tre fëmijëve të cilët hipën në një varkë me një figurë të mbuluar para se të dilnin në sipërfaqen e lumit.

 

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit në historinë e sportit, Zidane shënoi 31 gola në 108 paraqitje për ekipin kombëtar francez të futbollit.

Ai nuk ishte portier, por Zidane bëri një “save” apo shpëtim të premten. /Telegrafi/ 

Exit mobile version