Telegrafi

Zinedine Zidane rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus të njohur ndryshe si COVID-19.

Kjo javë po del të jetë njëra nga më të këqijat për trajnerin e Los Blancos, francezin Zidane.

Pas humbjes nga Alcoyano dhe eliminimit nga Copa del Rey, Zidane ka marr edhe një lajm të keq.

Lexo po ashtu Lojtarët e Real Madrid të befasuar me sjelljen e Zidanes pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Mbretit

Sipas gazetës Marca, Zidane thuhet se ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa lajmi disa minuta më vonë është konfirmuar edhe nga klubi mbretëror.

“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Zinedine Zidane ka dalë pozitiv për COVID-19”, thuhet në njoftim.

 

Lajmi u zbulua pak para se trajneri të fliste në konferencën e tij të shtypit të së premtes përpara ndeshjes së La Ligas kundër Alavesit.

Kështu, Zidane pritet të izolohet deri tek një test i ardhshëm negativ, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion për disa nga ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/