Site icon Telegrafi

Zinedine Zidane po shijon në maksimum pushimet verore në plazhet e Ibizës

Zinedine Zidane befasoi të gjithë duke mos paralajmëruar rreth largimit prej Real Madridit, klub që e kishte drejtuar për dy vjet e gjysmë.

Por, duket se strategu francez ka braktisur për momentin tërësisht botën e futbollit duke parë imazhet e fundit që po qarkullojnë në mediat e huaja.

Gjersa e gjithë bota po shijon momentet magjike të kampionatit botëror për kombëtaret, Zizou po shijon pushimet në Ibiza.

Francezi 47-vjeçar është fotografuar në një jaht luksoz së bashku me bashkëshorten Veronique.

Ai dukej se po shijonte në maksimum rrezet e diellit larg botës stresuese të menaxhimit të një ekipi të futbollit.

Lexo po ashtu Pesë skandalet më të mëdha të botërorëve: Nga përleshja mes Zidanes dhe Materazzit deri te përjashtimi i Maradonës

Në këtë formë trajneri francez dëshmon faktin se nuk e ka për nguti rreth vendosjes për të ardhmen, të cilën nuk ka dhënë indikacione se cili klub do ta drejtojë.

Ndryshe, Zidane për aq kohë sa qëndroi te klubi madrilen fitoi të gjitha trofetë e mundshme duke përfshirë njëherë La Ligën dhe tre herë rresht Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version