Site icon Telegrafi

Zinedine Zidane po përballet me pikën më kritike të Real Madridit – pesë gjërat që ai duhet t’i rregullojë

Te Real Madridi është kthyer Zinedine Zidane si trajner që ta rrisë moralin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, por në rikthim ai ka hasur në disa vështirësi, që duhet t’i rregullojë. 

Kur ai mbërriti në klub në vitin 2016, Real Madrid ishte duke luftuar që ta rimarrë formën, por ata ishin ende në garë për dy tregoe, Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Aktualisht, Los Blancos nuk janë më në garën për asnjë trofe dhe me tetë ndeshje të mbetura, misioni i Zidanes duket të jetë më i komplikuar sesa ishte tre vjet më parë.

Një përfundim i sezonit i rrezikuar 

Në tre ndeshjet që luajti Madridi që nga ardhja e tij, skuadra nuk ka treguar cilësi, në dy fitoret kundër Celta Vigo dhe Huesca, si dhe në humbjen me Valencian.

Katër nga tetë ndeshjet e fundit do të luhen në Santiago Bernabeu dhe nëse lojtarët vazhdojnë me shfaqjet e tyre të dobët, kjo mund të jetë e dëmshme për imazhin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Një rindërtim total

Zidane do të vlerësojë skuadrën e tij deri në fund të sezonit dhe do të fillojë rindërtimin e ekipit këtë verë.

Ky mund të jetë fundi i ciklit për Real Madridin, por renovimi mund të bëhet një detyrë e vështirë për francezin, duke mbajtur parasysh çmimet e larta të tregut aktual të transferimeve.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Vendime të diskutueshme

Rindërtimi i lartpërmendur do të bëhet vetëm pas largimeve të lojtarëve të rëndësishëm edhe disa nga njohjet e vjetra të Madridit.

Komunikimi i një vendimi të tillë për lojtarët që kanë kontribuar në shumë trofe në ekip mund të jetë mjaft komplekse për Zidanen.

Zinedine Zidane me trofe (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tifozë pak në shkallë, si të rikthehen

Pavarësisht se ka fituar tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, tifozët e Real Madridit kanë pritshmëri edhe më të larta për ekipin e tyre.

Vetëm 50,000 tifozë ish Bernabeu kundër Huesca dhe ka vetëm dy mënyra për t’i kthyer ata; duke nënshkruar me lojtarë dhe duke sjellë rezultate.

Sergio Ramos në Santiago Bernabeu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Të obliguar për të fituar  

Pas një sezoni pa tituj, Zidane do të ketë presion në sezonin 2019/20 dhe kjo pasi me të janë fituar tre trofeve të njëpasnjëshme evropian.

Zinedine Zidane. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Puna vetëm ka filluar. /Telegrafi/

Exit mobile version