Site icon Telegrafi

Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më të bukur’ të karrierës së tij

Zinedine Zidane shihet me të drejtë si një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Francezi legjendar magjepsi tifozët për gati dy dekada me stilin e tij elegant të lojës dhe aftësinë për të shënuar gola spektakolar.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar, Zidane shënoi 156 gola në futbollin klub dhe ndërkombëtar.

Dhe kur u pyet se cili ishte i preferuari i tij, mesfushori legjendar sulmues nuk kishte asnjë dyshim.

Duke folur për kanalin zyrtar të Real Madridit në YouTube, Zidane zgjodhi golin kundër Bayer Leverkusen në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2002 në Hampden Park si “më të bukurën”.

“Më i miri dhe më i bukuri, më i rëndësishmi, është goli kundër Leverkusenit”, deklaroi Zidane.

“Mendoj se është është kryesori për mua në Ligën e Kampionëve. Më duhej vetëm ky gol për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Nuk është një zgjedhje origjinale, por është një gol që është…”, shtoi Zidane.

“Spectakolare”, shtoi intervistuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version