Telegrafi

Zinedine Zidane: Kush e do futbollin, duhet ta pëlqejë edhe Benzeman

Zinedine Zidane sërish e ka mbrojtur në një konferencë për shtyp Karim Benzema.

Trajneri foli për ndikimin e lojtarit francez në lojën e skuadrës, pavarësisht kritikave që mori për një lojë të dobët të shfaqur kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Karim Benzema duke festuar golin (Getty Images)

Madje, ish-futbollisti i Juventusit ka pohuar se nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim se lojtari ka besimin e plotë të tij.

“Nuk do të ndryshojmë. Ajo që më intereson më së shumti mua është se ai luajti shumë mirë. Ai ka durim dhe mendim të mirë për ekipin. Kjo është ajo, pjesa tjetër nuk më intereson, nuk mund t’i bind njerëzit, sepse ka njerëz që mendojnë se ai luan shumë mirë, ka njerëz që e duan Iscon dhe të tjerët”.

“Ky është futbolli, Karim ka treguar se kush është në nëntë sezonet e kaluara. Më pëlqen shumë, ai është shumë i mirë, por të dhënat flasin për në dobi të tij. Kohët e fundit po kritikohet se nuk po shënon, por ai bën gjëra të tjera për ekipin”, tha Zizu.

Ky i fundit iu përgjigj pyetjes së njërit prej gazetarëve se “a keni thënë se kujtdo që i pëlqen futbolli, duhet ta pëlqejë Benzeman?”, Zidane pohoi “Po, a ju pëlqen kjo përgjigje?”.

Reali ndeshjen e ardhshme do ta luajë nesër si mysafirë i skuadrës së Eibarit në kuadër të La Ligas. Francezi deri më tani ka shënuar 126 gola në 265 paraqitje për madrilenët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=v38jIsJDw1A