Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po diskutohet brenda drejtuesve të klubit anglez, Newcastle United.
Pronarët e rinj të Newcastle pritet që së shpejti t’i tregojnë derën menaxherit Steve Bruce, kjo pavarësisht se nuk ka ende zëvendësim për të.
Në vend të tij, ndihmës-trajneri Graeme Jones do të marrë përgjegjësinë ndërsa bordi i ri gjen një menaxher afatgjatë.
Gjatë ditëve të fundit janë përfolur emra të ndryshëm si Antonio Conte dhe Eddie Howe.
Megjithatë, tani mediat angleze kanë filluar të zbulojnë emra tjera dhe shumë të njohur.
Newcastle view on Zinedine Zidane appointment explained as Steve Bruce faces sack #NUFC https://t.co/zPCkOgazHd
— Express Sport (@DExpress_Sport) October 10, 2021
Sipas mediumit The Mirror, emri i francezit Zidane është ngritur si hipotezë në mesin e hierarkisë së klubit, për të udhëhequr ekipin.
Francezi aktualisht është një trajner i lirë, pasi u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/