Site icon Telegrafi

Zinedine Zidane emëron stadiumin më të mirë në të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij

Ish-ylli i Real Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane, ka reflektuar për vitet e tij të karrierës duke zgjedhur një stadium në veçanti si më të mirin në të cilin ka luajtur.

Zidane cilësohet gjerësisht si njëri prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave pas një karriere të shkëlqyer për klubin dhe kombëtaren, aty ku fitoi shumë trofe dhe pati një ndikim të madh.

Pas një karriere 26-vjeçare, nga finalet e Kupës së Botës deri tek triumfi në Ligën e Kampionëve, nuk është befasi se Zidane ka luatjru në disa prej stadiumeve më të mira në botë, por cili ishte më i miri?

Zidane kaloi pesë vite të suksesshme tek Real Madridi dhe qartësisht ka krijuar një raport të veçantë me klubin.

“Bernabeu është fantastik. Për mua, Bernabeu është numër një. Njerëzit, stadiumi, gjithçka, historia që ka ky klub, është më i miri”, ka thënë Zidane.

Duke reflektuar më shumë për kohën e tij në Madrid, Zidane e festoi golin e tij më të mirë në karrierën me fanellën e bardhë, pasi ai zgjodhi golin e shënuar ndaj Leverkusenit në finalen e 2002-ës si më të veçantin.

“Më i miri, më i bukuri dhe më i rëndësishmi, mendoj se është goli ndaj Leverkusenit. Ne na duhej ky gol që ta fitonim Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

Ajo goditje e Zidane kishte treguar aftësinë magjike që ka ai për të ndryshuar ndeshjen për një moment, duke vënë në pah gjithashtu aftësitë teknike të francezit./Telegrafi/

Exit mobile version