Site icon Telegrafi

Zinchenko: Tifozët më kërkojnë foto duke menduar se jam De Bruyne, nga larg dukemi si binjakë

Oleksandr Zinchenko ka zbuluar se fansat e Manchester Cityt e ngatërrojnë shpesh herë me Kevin De Bruyne.

21-vjeçari ka ngjashmëri me yllin belg, posaçërisht nga stili i flokëve.

“E kam dëgjuar shpesh herë, më besoni”, ka thënë Zinchenko për Telegraph Sport.

“Të gjithë më thërrasin ‘Kev’, kur futemi në autobus, tifozët më thërrasin ‘Kev, mund të bëjmë një fotografi?’, kur kthehem ata janë ‘Oh, nuk është Kevini”.

Nga pas ngjashmëria është edhe më e madhe (Getty Images)

“Nga larg ndoshta jemi binjakë, por kur jemi bashkë, nuk mendoj. Unë jam më i bukur si ai definitivisht”, ka shtuar për fund Zinchenko.

Me lëndimin e Benjamin Mendys, Pep Guardiola, i ka dhënë hapësirë disa herë këtë sezon.

Oleksandr Zinchenko dhe Guardiola pas fitores ndaj Leicesterit (Getty Images)

Ai është paraqitur nëntë herë në Ligën Premier, hera e fundit që është paraqitur është në fitoren 5-1 ndaj Leicester Cityt dy javë më parë.

Zinchenko u transferua nga klubi rus FC Ufa në vitin 2016 për dy milionë funte (2.27 milionë euro). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Lq96rOdB0V0

Exit mobile version