Telegrafi

Zinchenko nuk mund ta besonte golin mahnitës që William Saliba shënoi kundër Bournemouth

Oleksandr Zinchenko u mahnit nga goli i bujshëm i William Saliba nga distanca në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Bournemouth sonte (e shtunë) mbrëma.

Arsenali fitoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e javës së tretë të Ligës Premier, të zhvilluar në Vitality Stadium.

Golat në këtë fitore për skuadrën e Mikel Artetas u shënuan nga Martin Odegaard (5’, 11) dhe William Saliba (54’).

Lexo po ashtu Arsenali i pandalshëm, fiton si mysafir i Bournemouth – Xhaka asiston

Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga mbrojtësi francez dhe i asistuar nga Granit Xhaka ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Jo vetëm për golin mahnitës të Salibas të shënuar nga distanca, por edhe për reagimin e bashkëlojtarit të tij, Zinchenko.

 

Zinchenko kishte një pamje të përkryer të golit dhe nuk mund ta besonte ‘magjinë’ që Saliba shërbeu, duke u rrëzuar në tokë me duart në kokë.

Reagimi i lojtarit të gjithanshëm ukrainas është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/