Emmerson Mnangagwa do të betohet si president i Zimbabvesë, pas shkarkimit të Rober Mugabes dhe qeverisjes së tij autoritative gati dyzet vjeçare.
Ish-nënkryetari që ishte dëbuar nga vendi, është rikthyer të mërkurën, për tu inauguruar në Harare.
Shkarkimi i tij këtë muaj, bëri që partia në pushtet Zanu PF, dhe ushtria të intervenojnë në largimin e Mugabes.
Opozita i ka bërë thirrje, Mnangagwas, i cili ishte pjesë e elitës në pushtet, t’i japë fund “kulturës së korrupsionit”.
Lajmi për largimin Mugabes nga pushteti, u prit me festë në gjithë vendin.
Mugabe njoftoi për largimin e tij, përmes një letre që u lexua në parlament, pasi ai refuzonte të lindte pushtetin në mënyrë paqësore, transmeton Evropa e Lirë.