Site icon Telegrafi

Zika po vjen në fqinjësi të Kosovës?!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi Zika gjatë verës do të përhapet edhe në Evropë.

Ekspertët suedezë kanë publikuar hartën e Evropës e cila tregon se si mund të përhapet virusi Zika gjatë kësaj vere. Zonë pjellore për përhapjen e virusit do të jetë pikërisht pjesa jugore e Evropës, pasi që temperaturat e larta do të rrisin numrin e mushkonjave që e bartin virusin, transmeton Lajmi.net.

Një e treta e vendeve evropiane janë në rrezik të shtuar, derisa në këtë grup përfshihen: Italia, Malta, Franca, Kroacia, Izraeli, Spanja, Monako, San Marino, Turqia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi.

Exit mobile version