Telegrafi

Zija ekonomike

Kosova do ta kishte buxhetin përgjysmë më shumë, sikur ta luftonte në palcë ekonominë joformale. Mbi 34 për qind e prodhimit vendor bruto është ekonomi e zezë. Një studim nga Komisionit Evropian në Kosovë, i cili ka gjetur vend edhe në programin qeveritar për luftimin e ekonomisë joformale, paraqet shifra tronditëse.

Sipas këtij studimi, në vlerë absolute, ekonomia joformale në Kosovë arrin nga 605 në 793 milionë euro në vit. Prej tyre, ekonomia e hirtë joformale kap vlerën prej 519 gjer në 694 milionë euro dhe ekonomia e zezë nga 79 gjer në 107 milionë euro në vit.
Ndërkaq, në praktikë, asetet nga ekonomia e zezë vijnë nga krimi dhe si pasojë e aktivitetit të mundshëm të pastrimit të parave.

“Autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerësohet të jetë në mes të 39 për qind deri në 50 për qind”, thuhet në programin qeveritar për luftimin e ekonomisë së zezë. /Express/Telegrafi/