Telegrafi

Zielinski pranon se është duke biseduar me një klub të madh

Mesfushori në huazim te Empoli, Piotr Zielinski, ka thënë se një marrëveshje për një transferim te Liverpooli është shumë afër të kompletohet.

Përfaqësuesi i Polonisë, i cili është në huazim nga skuadra e Udineses, ka qenë një nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre në Serie A, dhe në kombëtaren e tij, transmeton Koha.net.

“Disa mund të mendojnë se është vetëm spekulim, por unë di diçka më tepër rreth kësaj. Jam duke punuar shumë te Empoli në mënyrë që në qershor të kem një shans të arrij një transferim aq të madh”, ka thënë Zielinski për Futbolfejs.