Telegrafi

Zielinski lë të hapur mundësinë për tu transferuar në Liverpool

Mesfushori polak, Piotr Zielinski pritet të largohet nga kampionatin italian në fund të sezonit.

Polaki ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A me Empolin duke rënë në sytë e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

22-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë të transferohet në Ligën Premier tek Liverpool.

“Unë nuk e di nëse stili im i lojës do të përshtatej me kampionatin anglez, mirëpo duke punuar me një trajner si Klopp do të përmirësohesha dukshëm”.

“Gjithsesi ajo cfarë mund të them është se do të më pëlqente të transferohem në ‘Anfield’, por ende nuk dihet e ardhmja ime”, deklaroi lojtari i Udineses, Piotr Zielinski i cili është i huazuar në Empoli. /Telegrafi/