Telegrafi

Zielinski: Kam pasur bisedime me Liverpoolin

Piotr Zielinski ka konfirmuar se ka mbajtur bisedime me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për një transferim në Angli.

21-vjeçari mesfushor,që është i huazuar te Empoli nga Udinese, thotë se një transferim mund të bëhet gjatë verës, por ai është i fokusuar vetëm në pjesën e mbetur të sezonit.

“Ka të vërteta në spekulimet për Liverpoolin, Jurgen Klopp është i interesuar për mua, kemi pasur disa bisedime”, ka thënë Zielinski për Sportowe Fakty, transmeton koha.net.

“Nuk jam duke menduar shumë për këtë tani, kam edhe disa ndeshje për Empolin dhe pas saj është Euro 2016 në Francë”, ka shtuar ai.

Klopp që prej ardhjes në tetor ka transferuar Marko Grujiqin dhe Joel Matipin.