Piotr Zielinski është në prag të bashkimit me Napolin nga Udinese.
22-vjeçari polak ka mbërritur për teste mjekësore të tij në qytetin e Napolit.
Zielinski do të bashkohet me shokun e tij nga reprezentacioni polak, Arkadiusz Milik, si në nga lëvizjet e klubit të Napolit këtë verë.
“Kam ardhur në Napoli për të fituar. Milik më tregoi shumë gjëra të bukura”, tha ai për ‘Sky Sport Italia’, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, për mesfushorin polak, i cili në sezonin e fundit luajti për Empolin, interesim të madh kishte treguar edhe Liverpooli, por Napoli ka arritur ti siguroj shërbimet e tij, pasi kanë paguar 15 milionë euro . /Telegrafi/
Piotr Zielinski has arrived in Rome at Villa Stuart to undergo his medical with Napoli pic.twitter.com/qQDkPgC9ra
— SSCNAmerica (@SSCNAMERICA) August 4, 2016