Telegrafi

Zidane zbulon momentin më të mirë dhe më të keq te Real Madridi

Zinedine Zidane e ka përshkruar titullin e La Ligas në sezonin e kaluar me Real Madridin si momentin më të mirë të tij në krye të klubit mbretëror.

Trajneri francez tronditi botën e futbollit gjatë të enjtes pasi konfirmoi se po largohej si trajner, më pak se një javë pasi fitoi titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Ky vendim për të gjithë ishte befasues, por jo edhe për Zidanen, i cili tha se ishte koha për të ndryshuar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zidane konfirmon largimin nga Real Madridi  

Zidane ka folur për momentin më të mirë të kaluar te Real Madridi dhe atë më të keqin.

Zidane duke festuar triumfin në La Liga (Getty Images)

“Fitimi i La Ligas sezonin e kaluar ishte momenti më i mirë te Real Madridi”, u tha Zidane gazetarëve të mbledhur në konferencë.

“Momenti më i keq? Eliminimi nga Copa del Rey kundër Leganes më herët gjatë këtij sezoni, ishte e dhimbshme”.

Lexo po ashtu Zidane: Ishte koha për të ndryshuar, kaluam momente të vështira ku jemi vërshëllyer disa herë

“A do të kisha qëndruar nëse kishit humbur finalen e Ligës së Kampionëve? Nuk jam i sigurt, ndoshta, mund të kishte ndonjë ndryshim”.

“Pas tre sezonesh, është e vështirë për të mbajtur stërvitje dhe motivim, dhe kjo është vendi ku kam gjetur veten”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/