Zinedine Zidane e ka përshkruar titullin e La Ligas në sezonin e kaluar me Real Madridin si momentin më të mirë të tij në krye të klubit mbretëror.
Trajneri francez tronditi botën e futbollit gjatë të enjtes pasi konfirmoi se po largohej si trajner, më pak se një javë pasi fitoi titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.
Ky vendim për të gjithë ishte befasues, por jo edhe për Zidanen, i cili tha se ishte koha për të ndryshuar.
Zidane ka folur për momentin më të mirë të kaluar te Real Madridi dhe atë më të keqin.
“Fitimi i La Ligas sezonin e kaluar ishte momenti më i mirë te Real Madridi”, u tha Zidane gazetarëve të mbledhur në konferencë.
“Momenti më i keq? Eliminimi nga Copa del Rey kundër Leganes më herët gjatë këtij sezoni, ishte e dhimbshme”.
“A do të kisha qëndruar nëse kishit humbur finalen e Ligës së Kampionëve? Nuk jam i sigurt, ndoshta, mund të kishte ndonjë ndryshim”.
“Pas tre sezonesh, është e vështirë për të mbajtur stërvitje dhe motivim, dhe kjo është vendi ku kam gjetur veten”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/