Para ndeshjes ku Real Madridi luan ndaj Elches në La Liga, Zinedine Zidane deklaroi së është i kënaqur me skuadrën e tij dhe përjashton çdo largim të janarit.
Real Madrid përballet me Elche të mërkurën në “Martinez Valero” dhe me një orar të ngjeshur para vetes, Zidane pret të vazhdojë me grupin që aktualisht ka në dispozicion, pa asnjë blerje ose largim.
“Ata janë shumë të përqendruar. Të gjithë janë në planet e mia”, ka thënë francezi.
Ky ishte qëndrimi i Zidanes përpara afatit kalimtar të janarit, në të cilin nuk pritet të ketë shumë lëvizje në Real Madrid.
Sidoqoftë, nuk pritet të ketë blerje deri në verën e ardhshme, ka dyshime se një ose dy lojtarë mund të largohen.
Lojtarë të tillë si Isco, Marcelo, Luka Jovic dhe Mariano Diaz, që nuk po kanë minuta mund të kërkojnë largimin.
Megjithatë, Zidane, duket se dëshiron të mbajë skuadrën e tij të plotë pasi është në garë në katër frontet: La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. /Telegrafi/