Site icon Telegrafi

Zidane u rikthehet stërvitjeve te Real Madridi – francezi shërohet nga COVID-19

Zinedine Zidane është përsëri në mesin e skuadrës dhe stafit të tij te Real Madridi, pasi u desh të shikonte dy ndeshjet e fundit të Los Blancos në shtëpi.

Trajneri francez doli pozitiv me COVID-19 më 22 janar, me David Bettoni që u detyruar të merrte drejtimin e skuadrës.

Tani, pasi ishte në karantinë dhe më pas testoi negativisht, Zidane është rikthyer te klubi mbretëror.

Real Madrid mbajti seancën stërvitore sot në ora 11:00 përpara ndeshjes së të shtunës kundër Huesca në El Alcoraz.

Zidane do të shpresojë të ketë disa nga lojtarët e tij në kohë, veçanërisht në mbrojtje. Sergio Ramos, Dani Carvajal, Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez nuk ishin të pranishëm në humbjen kundër Levante fundjavën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version