Site icon Telegrafi

Zidane tregon tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje si trajner

Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë së fundmi për mediumin francez Canal+, ku ndër të tjerash nuk ka lënë pa përmendur edhe aventurën e tij tek Real Madridi.

Gjatë kësaj interviste, ish-legjenda e Real Madridit u pyet se kush janë tre lojtarët që i kanë lënë më së shumti përshtypje gjatë kohës së tij si trajner i ‘Los Blancos’.

“Kur e shihni Toni Kroos, Luka Modric dhe Karim Benzema duke luajtur për ju për një orë pa humbur asnjë top të vetëm, ky është futbolli”, ka thënë Zidane.

Zgjedhja e tij i befasoi të gjithë pasi tifozët kanë menduar se në listën e ngushtë të tij bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu “Të gjithë”, Zidane bën një parashikim të madh për karrierën e Mbappes në Real Madrid

Ronaldo ka luajtur rreth 114 ndeshje nën urdhrat e teknikut francez, duke shënuar plotë 112 gola dhe duke dhuruar 30 asistime.

Sidoqoftë, përveç Ronaldos emra të tjerë që ranë në syrin e publikut pa u përmendur nga Zidane ishin edhe Sergio Ramos dhe Gareth Bale.

Kujtojmë se Zidane ka mbetur i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi në qershor të vitit 2021./Telegrafi/

Exit mobile version