Site icon Telegrafi

Zidane tregon se a do të luajnë Benzema dhe Ronaldo në ndeshjen e dytë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se është i lumtur me rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Reali, që luajti pa Cristiano Ronaldon, të martën barazoi pa gola me Cityn në Etihad. Tani në takimin e kthimit, Zidane thotë se dy skuadrat kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar tutje.

“Para ndeshjes shanset ishin 50-50. Mendoj se do të jetë njëjtë, 50-50. Jam i lumtur në përgjithësi”, ka thënë pas takimit Zidane.

Francezi ka shtuar se shpreson që Ronaldo dhe Karim Benzema, që u largua pas pjesës së parë, të jenë të gatshëm për ndeshjen e dytë në Bernabeu.

“Shpresojmë që do të jenë më mirë për ndeshjen e dytë. Duhet të shohim progresin ditë për ditë”, ka thënë ai.

Reali këtë fundjavë luan ndaj Real Sociedadit në La Ligë.

Exit mobile version