Telegrafi

Zidane tregon se a do të luajnë Benzema dhe CR7 ndaj Cityt

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale.

Tekniku francez beson se në këtë ndeshje do të luajnë Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se Karim dhe Cristiano do të jenë 100 për qind të gatshëm për Cityn, por do të sigurohemi pas stërvitjes”.

“Ideja jonë është të japim më të mirën dhe të provojmë të fitojmë me çdo kusht. City do të na vej në presion, por do të jemi gati për atë”.

“Është e rëndësishme të sulmojmë dhe të mbrohemi së bashku, ashtu siç bëjnë Kroos dhe Mordirc. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/