Telegrafi

Zidane tregon se si i motivoi futbollistët për pjesën e dytë kundër Napolit

Zinedine Zidane ka treguar se si i ka motivuar futbollistët për pjesën e dytë kundër Napolit.

Real Madrid ishte në disavantazh prej një goli dhe në fund arritën të triumfojnë me rezultat 3-1 kundër napolitanëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezi ka zbuluar edhe se çka foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes në pushimin mes dy pjesëve, transmeton Telegrafi.

“Ajo që folëm ishte si gjithmonë, duhet të ndryshojmë, sepse do e kishim të vështirë. Folëm për të luajtur pak më lartë dhe të bashkonim linjat. Është e vërtetë që golat u shënuan nga ndërprerjet, por janë pjesë e futbollit”.

“Kemi pasur poashtu edhe raste për të shënuar në pjesën e parë dhe në të dytën. Duhet të jemi të kënaqur sepse Sergio e fut kokën aty ku duhet dhe shënon.”