Cristiano Ronaldo tashmë ka lënë Real Madridin.
Ylli portugez u prezantua si lojtar i lirë i skuadrës italiane të Juventusit. Ronaldo, i cili tani është 33-vjeçar, i është bashkuar Bianconerëve në një marrëveshje prej 105 milionë eurosh.
Muaj më parë është larguar edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili i solli madrilenëve tre tituj të Ligës së Kampionëve.
Sot u raportua se francezi mund t’i bashkojë forcat me portugezin te kampionati italian i Serie A. Sipas Libertad Digital, Zidane do të kthehet në Juventus në tetor si drejtor sportiv.
Me sa duket, rikthimi i Zidanes konfirmohet nga ‘burime të afërta me familjen Agnelli’. Zidane do të punojë gjatë sezonit të ardhshëm së bashku me Fabio Paraticin në stadiumin Allianz.
Theksojmë se Zidane kaloi pesë sezone të suksesshme si lojtar në Torino përpara se të transferohej në Real Madrid në verën e vitit 2001.
Me Juven, Zidane fitoi dy herë titullin e Serie A, plus Super Cup, Kupën Italiane dhe Kupën Interkontinentale. /Telegrafi/