Zinedine Zidane ka thyer një rekord të Jose Mourinhos pas fitores 4-1 të Real Madridit në udhëtim te Osusna, duke e çimentuar më tej vendin e tij në historinë e klubit.
Fitorja e Realit ndaj Osasunas të dielën mbrëma ishte e 88-ta për trajnerin francez në La Liga.
Me këtë fitore, Zidane ka arritur ta tejkalojë portugezin Jose Mourinho, i cili deri më tani mbante vendin e tretë për më shumë fitore në kampionatin spanjoll.
8️⃣8️⃣ – With today's win, Zinedine Zidane has overtaken José Mourinho for LaLiga victories with Real Madrid!
👔 Mourinho managed 87 in his 114 matches (76%)
👔 Zidane won his 88th today, in his 130th LaLiga clash (68%)#LLL
🧡🇪🇦⚽️ pic.twitter.com/mksPTyXjL3— La Liga Lowdown 🧡🇪🇸⚽️ (@LaLigaLowdown) February 9, 2020
Fitorja e 88-të e francezit si trajner vjen në ndeshjen e tij të 130 me Mbretërit, ndërsa Mourinho ka rekord më pozitiv me 87 fitore në 114 ndeshje.
Vetëm Miguel Munoz, i cili ka drejtuar klubin për 14 vjet midis viteve 1960-1974, dhe Vicente del Bosque kanë fituar më shumë ndeshje në ligë si menaxher në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
👔🇫🇷 Zidane dépasse Mourinho en nombre de victoires (88) en #LaLigaSantander et devient le troisième entraîneur comptant le plus de victoires dans l'histoire du @realmadridfra.💪#LaLigaHistory pic.twitter.com/VlSGSrmCJE
— LALIGA (@LaLigaFRA) February 9, 2020