Telegrafi

Zidane do të synojë transferimin e Ronaldos nëse bëhet trajner i PSG-së

Zinedine Zidane thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain.

Francezi është i papunë që kur u larguar nga Real Madridi dhe synon që nga edicioni i ri të ulet sërish në bankinë.

Sipas asaj që raporton Marca, Zidane nuk do të shkojë i vetëm në Parkun e Princave, pasi synon të transferojë edhe Cristiano Ronaldon.

Lexo po ashtu Zidane po rikthehet, dhe atë si strateg i PSG-së

Ylli portugez u rikthye te Manchester United në verën e këtij viti për 15 milionë eurot që i paguan te Juventusi.

Por, 37-vjeçari nuk e përjashton edhe largimin e dytë nga Old Trafford, duke synuar për një tjetër kalim të bujshëm.

Zidane e sheh pesë herë fituesin e Topit të Artë si zëvendësues të Kylian Mbappes, me këtë të fundit që ka arritur marrëveshje jozyrtare me Real Madridin. /Telegrafi/