Telegrafi

Zidane: Do të flas me klubin, Real Madridi nuk fitoi asnjë trofe

(Foto: Twitter/Marca)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur pas fitores ndaj Villarealit, ku skuadra e tij fitoi, por nuk mundi ta fitonte titullin në La Liga.  

Pas ndeshjes Zidane foli për skuadrën dhe të ardhmen e tij, duke thënë se do të flasë me zyrtarët e klubit dhe kjo gjë do të sqarohet shpejtë.

“Duhet të falënderojmë tifozët sepse ata e kanë mbështetur skuadrën, lojtarët dhanë gjithçka nga vetja”.

“E ardhmja ime? Do të flas me klubin, por më vonë, jo tani!”.

“Në ditët e ardhshme do të flas me klubin dhe personat përgjegjës, pas pak kohësh do të shohim çfarë do të ndodhë me të ardhmen time dhe të klubit. Nuk kemi fituar asgjë, në Real Madrid ne e dimë objektivat tona”, ka thënë Zidane, i cili e ceku se ishte i mërzitur shumë sepse nuk mundën ta fitonin titullin në La Liga./Telegrafi/