Telegrafi

Zidane do të bëhet gjysh në moshë 50 vjeçare, Enzo është në pritje të fëmijës

(Foto: Instagram/enzo/TheSun)

Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, do të bëhet gjysh këtë vit kur edhe i mbush 50 vjet.

Djali i madh i ikonës franceze të futbollit, Enzo, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të bëhet baba.

26-vjeçari dhe partnerja e tij e kanë publikuar në Instagram një imazh të ultratingullit për ta konfirmuar shtatzëninë.

“Falënderues”, është përshkrim që ia ka vënë Enzo fotografisë së postuar që pasohet me një tjetër imazh të partneres së tij.

Mesfushori Enzo, i cili aktualisht është lojtar i ekipit nga liga e dytë franceze, Rodez, e ka filluar karrierën pikërisht te Real Madridi.

Edhe vëllai më i vogël e tij, Luca (23 vjeçar), është futbollist dhe aktualisht është portier i Rayo Vallecanos në Spanjë. /Telegrafi/