Lajmi se Real Madridi ka arritur marrëveshje në parim me Monacon për transferimin e Kylian Mbappes ka depërtuar edhe në kampin stërvitor të Los Blancos në SHBA.
Klubi mbretëror po zhvillon përgatitjet parasezonale, por spekulimet nuk po ndalen për përforcimin e ekipit.
Kështu, Zinedine Zidane është ai që ka kërkuar menjëherë një takim me Florentino Perez dhe Jose Angel, për t’u informuar mbi situatën e krijuar.
Ai ka kërkuar që të di se sa afër është klubi për të marrë Mbappen sepse ai duhet të planifikojë minutazhin mes tij dhe Bales, Benzemas e Cristianos.
Duke parë që Cristiano ka vendosur të qëndrojë, edhe Benzema që pritet të mos largohet, Bale po ashtu ka vendosur të mos largohet – në këtë rast Zidane do ta kishte të vështirë të menaxhonte minutazhin për lojtarët.
Aktualisht Bale po kërkohet nga Manchester United, një pistë që mund të hapet nëse konfirmohet transferimi i Mbappes.
Mbappe thuhet se do të kalojë te Real Madridi për 180 milionë euro. /Telegrafi/