Site icon Telegrafi

Zidane me statistika të tmerrshme pas rikthimit te Real Madridi

Real Madridi nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë të fazës përgatitore duke mos shënuar asnjë fitore në ndeshjet e fundit.

Megjithëse Zinedine Zidane vazhdon të thotë se ka një skuadër të mirë, statistikat po thonë krejtësisht ndryshe.

Në fakt, trajneri francez u rikthye në krye të klubit më 11 mars pas shkarkimit të strategut argjentinas, Santiago Solari.

Të dhënat tregojnë se madrilenët kanë një formë të tmerrshme në “epokën e dytë ” të Zidanes, ku ky i fundit ka qenë në krye të shtabit teknik në 15 ndeshjet e fundit.

Los Blancos ka një bilanc për tu harruar ku ka shënuar pesë fitore, shtatë humbje dhe tre barazime apo thënë ndryshe, Zizu ka dal triumfues vetëm në 33 për qind të ballafaqimeve.

Një fakt që bie ndesh me fazën e tij të parë, në të cilën fitoi 70% të ndeshjeve: 149 ndeshje me bilanc 105 fitore, 28 barazime dhe 16 humbje.

Lexo po ashtu Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja Real - Tottenham

Ndërkohë në 21 ndeshjet e fundit, mbretërit kanë bilanc katastrofal prej shtatë fitoreve, 11 humbjeve dhe tri barazime duek shënuar 30 gola dhe pranuar 39 sosh.

Ndryshe, francezi thotë se kjo dinamikë do të ndryshojë sapo të fitojnë një ndeshje. E këtë mund t’ia arrijnë kur sot (ora 18:00) do të takohen me Fenerbahçen e Vedat Muriqit. /Telegrafi/

Exit mobile version