Telegrafi

Zidane i shqetësuar për Ronaldon

Zinedine Zidane ka pranuar se ai është i shqetësuar për Cristiano Ronaldon pas lëndimit të tij të pësuar në fitoren ndaj Villarrealit.

Ronaldo pësoi një dëmtim në kofshë në fund të takimit dhe Zidane shprehet i shqetësuar për lojtarin e tij më të mirë.

“Ronaldo ka ndjerë diçka në fund të takimit, por unë nuk mund të konfirmoj asgjë”.

“Mendoj se ishte thjesht një shqetësim, asgjë serioze. Të enjtën gjatë ditës ne do ta dimë sakt çka ka ai, por tash jam më i qetë se në ndeshje”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/