Site icon Telegrafi

Zidane shpreson që Benzema të kthehet sa më shpjet, ja sa mund të mungojë francezi

Pas ndeshjes Zinedine Zidane është pyetur për lëndimin e Karim Benzemas dhe tekniku nuk ka thënë shumë, por shpreson që mos të jetë diçka serioze.

Trajneri i Los Blnacos shpreson që ylli francez të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Shpresoj që lëndimi mos të jetë serioz dhe kështu ai të jetë i gatshëm për të martën”.

“Ne do të vlerësojmë me kujdes gjendjen e tij. Por, besoj se goditja nuk ishte e rëndë, më shumë nuk mund të them tani”.

Sipas shtypit spanjoll Benzema rrezikon seriozisht sfidën ndaj Cityt dhe Reali do të ishte më fat sikur francezi të ishte i gatshëm për fundjavë ndaj Real Sociedadit. /Telegrafi/

Exit mobile version