Telegrafi

Zidane: Ronaldo, mos u ngut!

Zinedine Zidane ka paralajmëruar rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Ky i fundi pësoi një lëndim gjatë finales së evropianit të futbollit, ku Portugalia u shpall kampion pas triumfit me rezultat minimal 1-0 kundër Francës.

“Natyrisht se dëshiron të jetë sërish me ekipin, por ai ka nevojë për qetësi dhe të mos ngutet. Ai do të kthehet me ne së shpejti në Madrid”

“Ai gjithmonë do të jetë Cristiano. Ju nuk do ta shihni një tjetër Cristiano. Ai ka qenë dhe është një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin “, ka thënë francezi.

Kujtojmë se madrilenët do të ndeshen të martën me Sevillën në kuadër të Super Kupës së Evropës. /Telegrafi/