Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon përkundër faktit se portugezi nuk shënoi në fitoren ndaj Alaves me rezultat 1-2.
Me këtë rast francezi kritikoi gazetarët të cilët tentojnë të bëjnë çështje në vete sa herë që CR7 nuk bën gol.
“Cristiano është gjithmonë i rëndësishëm për ne”.
“Ai mund të luajë në shumë pozita. Do shikojmë se si do e vendosim për takimin ndaj BVB-së, ka disa mënyra që mund ta përdorim”.
“Për gazetarët gjithmonë është e problem kur Cristiano nuk shënon, por për ne nuk është”.
“Gjithmonë kur nuk shënon Cristiano ju bëni pyetje. Ai kishte dëshirë të shënonte sot, por është i qetë rreth kësaj. Cristiano e bën diferencën në shumicën e ndeshjeve”, ka thënë Zidane.
Pas kësaj fitore Los Blancos renditën në pozitën e katër me 11 pikë. Ndeshja e ardhshme është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FRxIRmqivUU