Site icon Telegrafi

Zidane me rekord personal, por edhe dy trajnerë tjerë e kanë arritur këtë sukses

Real Madrid është kualifikuar në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve.

Megjithëse pësoi humbje 2-1 kundër Atleticos Madridit, Reali me rezultat të përgjithshëm 4-2 siguroi një biletë për në finalen e Cardiffit.

Kjo ka bërë që të arrij edhe një rekord personal Zinedine Zidane, por të cilën e kishin arritur edhe dy trajnerë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Francezi është trajneri i parë që arrin dy finale radhazi në garën më prestigjioze evropiane për klube pas Sir Alex Ferguson (2008 & 2009) dhe Jupp Heynckens (2012 & 2013).

Këta dy të fundit kanë pësuar humbje dhe nuk kanë arritur që fitojnë dy herë rresht Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse Zidane do të bëhet trajneri i parë që do ta fitojë dy herë radhazi titullin më 3 qershor kur në finale do të takohet me Juventusin. /Telegrafi/

Exit mobile version