Telegrafi

Zidane: Realin nuk e imagjinoj pa Ronaldon, nuk do të jetë problem nëse nuk ka transferime në janar

Real Madrid do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e radhës në kuadër të La Ligas.

Madrilenët do të kenë punë të vështirë në udhëtim te skuadra e Ceta Vigos.

Para sfidës ka folur trajneri Zinedine Zidane, i cili i di kualitetet e kundërshtarëve të nesërm.

“Celta është një ekip shumë i mirë, ka lojtarë cilësor. Ne e dimë se sa të vështirësitë janë për tu mposhtur “, tha francezi.

Trajneri francez më pas ka folur rreth transferimeve të mundshme si dhe çështjes së Cristiano Ronaldos.

“Nëse nuk më pëlqen të nënshkruaj në janar, nuk ka rëndësi. Ka dy vjet që jam trajner dhe nuk shoh ndonjë problem nëse nuk nënshkruaj në dimër”.

“Jo, nuk mund ta imagjinoj Madridin pa Ronaldon. Unë e di që ai dëshiron ta përfundojë karrierën këtu dhe nuk mund ta shoh Cristiano Ronaldon pa Realin”, tha Zidane.

Gjithashtu do të luajë si titullar Gareth Bale,  i cili nuk kishte startuar që nga 20 shtatori kundër Betisit.

Ai më tutje ka pohuar se për momentin nuk është i interesuar për portierin e Athletic Bilbaos, Kepan. /Telegrafi/