Telegrafi

Zidane: Reali duhej të fitonte, Hazard kthehet në ndeshjen e radhës

Zinedine Zidane (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane e ka lëvduar lojën e Real Madridit në ndeshjen si mysafir i Osasunas, ku u kthye nga disavantazhi prej një goli për të fituar me rezultat 4-1.

“Duhej të merrnim rezultat pas humbjes nga Real Sociedadi. Ky është një vend i vështirë për të ardhur, një fushë ku vështirë mund të arrish fitore, por ne ia dolëm”.

Lexo po ashtu Reali triumfon me rikthim në udhëtim te Osasuna, ngrit epërsinë ndaj Barçës

“E filluam keq, pranuam gol nga ndërprerja, por barazuam dhe nga ai moment filluam të luanim më mirë. E gjithë skuadra u angazhua shumë dhe e merituam fitoren”.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Trajneri i e ka komentuar edhe formën e mirë të Iscos duke thënë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Mungesa e Eden Hazard edhe në këtë ndeshje, sipas Zidane, ishte një vendim i përbashkët i stafit, ndërsa shpreson që ai të luajë në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/