Trajneri Zidane Zidane e ka cilësuar absurde idenë e dënimit të Real Madridit nga UEFA në lidhje me Superligën Evropiane, duke thënë se ekipi spanjoll ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve.
Zidane ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit në La Liga me Real Betisin të Shtunën.
Megjithatë, pyetjet ishin edhe në lidhje me ndonjë dënim të mundshëm të Los Blancos nga UEFA shkaku i Superligës Evropiane.
🔴🎙️ 𝙇𝙄𝙑𝙀 | Listen to Zidane speak to the media ahead of #RealMadridRealBetis! https://t.co/Jn6gvGugYi
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 23, 2021
Trajneri francez mendon se ishte qesharake që madje ishte bërë një sugjerim i tillë.
“Ne kemi të drejtë të luajmë në Ligën e Kampionëve, është absurde dhe ne do të përgatitemi për të”, ka thënë Zidane.
Ndryshe, UEFA nuk mori ndonjë vendim për dënimin e 12 klubeve themeluese, mes tyre edhe Reali, duke vendosur ta shtyj atë për një afat të pacaktuar.
Reali do të luajë në gjysmëfinale me Chelsean, në ndeshjet që janë planifikuar të zhvillohen më 27 prill dhe 5 maj. /Telegrafi/