Real Madrid më në fund ka shënuar një fitore në kuadër të ndeshjeve para sezonale duke e mposhtur Fenerbahçen me rezultat 5-3.
Pjesë e ndeshjes ishte sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, por jo edhe uellsiani Gareth Bale, i cili nuk ka udhëtuar me klubin drejt shteti gjerman duke preferuar që të qëndrojë në Madrid e të luajë golf.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ishte i impresionuar nga lajmet që futbollisti po luante golf gjatë fitores kundër skuadrës turke.
Gareth Bale pictured playing golf yesterday while Real Madrid were playing Spurs in and friendly… pic.twitter.com/5NTHL9MT2H
— TC (@TransferChecker) July 31, 2019
“Ju po më thoni për diçka që jam i sigurt se ka ndodhur”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për historinë e golfit.
“Shpresoj që ai ka stërvitur atje. Ne do të shohim kur të kthehemi, do të shohim se çfarë ka bërë ai në Madrid. Unë nuk do t’ia ndaloj atij. Ai qëndroi në Madrid për të stërvitur dhe besoj se e ka bërë një gjë të tillë”, tha francezi.
Ndryshe, Reali është duke u munduar ta shes lojtarin në ndonjë klub para përfundimit të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/