Site icon Telegrafi

Zidane reagon pas humbjes befasuese ndaj Gironas

GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Zinedine Zidane ka folur pas humbjes së Real Madridit nga Girona në takimin e mbrëmjes së të dielës i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit spanjoll.

Real Madridi është befasuar nga skuadra modeste katalunase, duke humbur me rezultat 2-1 edhe pse ishte në avantazh në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Reali turpërohet nga modestët e Gironas, humb ndeshjen me përmbysje nga katalunasit (Video)

Megjithatë, për Zidanen nuk është tragjike kjo humbje, pasi skuadra e tij luajti mirë dhe futbollistët e tij luajtën mirë, por ndeshja u vendos nga detajet.

Shtrëngimi i duarve nga Zidane dhe trajneri i Gironas (Getty Images)

“Sonte humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas Barcelonës. Por, ne e dimë se do të kemi edhe ditë të mira dhe do të rikthemi”, tha fillimisht Zidane pas humbjes nga Girona.

“Në futboll vendosin detajet. Këtë nuk e kishim planifikuar fare, por nga tani nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të shikojmë vetëm para”..

“Nuk pajtohem me atë se Reali nuk luajti mirë, djelmoshat dhanë gjithçka në fushë këtë ndeshje”.

Lexo po ashtu Girona 2-1 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

“Është e vërtetë se na mungoi koncentrimi në fillim të pjesës së dytë. Kishim dy raste të mira për të dyfishuar epërsinë, por që nuk i konkretizuam”.

“Sidoqoftë, do ta shikojmë përsëri ndeshjen dhe do të shohim se ku kemi gabuar”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version